11:29 / 08.05.2020
Raka:Distanca sociale kryefjala e parandalimit të përhapjes së virusit
RTKlive
Vetëm një rast dje ka rezultuar i prekur me COVID 19 në Kosovë.
Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka vlerësuar se distanca sociale do të jetë kryefjale e parandalimit të përhapjes së virusit.
Raka sot ishte i ftuar në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës, i cili foli për historikun dhe përhapjen e virusit COVID19. Ai tha se duhet të respektohen masat që janë marrë nga IKSHPK.
Për masat që mund të pasojnë në të ardhmen dhe lehtësime, mikrobiologu Raka tha se ato i dikton virusi.























