Të burgosurit në Smrekonicë mbjellin tranguj e domate
BKT
Lajme

Të burgosurit në Smrekonicë mbjellin tranguj e domate

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, në kuadër të Njësisë Ekonomike janë mbjellë 350 rrënjë tranguj dhe 700 rrënjë domate.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ShKK-ja ka bërë me dije se e gjithë puna është kryer nga të dënuarit dhe është mbikëqyrur nga punonjësit e kësaj qendre.

“SHKK synon që përmes angazhimit të të burgosurve në punë, të ndikohet në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg”, thuhet në njoftim.

 

 


MË SHUME NGA Lajme