Maldini: Unë punoj vetëm për Milanin
Paolo Maldini ka treguar edhe një herë dashurinë e tij të madhe për Milan, si dhe ka folur për të ardhmen e këtij sezoni.
Drejtori i Milan, Maldini, ka dhënë disa komente mbi situatën e tij aktuale te Milan, pasi kishte zëra që e largonin atë nga ‘San Siro’.
Italiani ka hedhur poshtë të gjitha, duke thënë se në futboll punon vetëm për Milanin.
Ndër të tjerash, ish mbrojtësi i Milan ka dhënë mendimin e tij sa i përket asaj nëse duhet rifilluar sezoni. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sipas Maldinit do të jetë një katastrofë për futbollin.
“Unë do të punoj vetëm si drejtor te Milan, nuk shkoj diku tjetër”, ka thënë Maldini, transmeton lajmi.net.
“Duhet të kemi kujdes, por nëse nuk fillojmë do të jetë një katastrofë në secilin aspekt. Franca gaboi që anuloi sezonin, por ne do të pranojmë çdo verdikt të qeverisë”, ka shtuar mbrojtësi italian.
Këto komente, Maldini i ka bërë në një ‘Live-video’ në rrjetin social ‘Instagram’, ku po bisedonte me Filippo Inzaghi.























