19:30 / 08.05.2020
Koulibaly preferon transferimin tek Liverpooli
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly dëshiron të transferohet gjatë verës te Liverpool.
Senegalezi është shumë i kërkuar nga Manchester United e PSG, mirëpo preferon t’i bashkohet “Reds”.
Sipas mediave angleze, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka bindur Koulibalyn që të bëhet partneri i Virgil van Dijk.
Nga ana tjetër, PSG e dëshiron 28-vjeçarin për ta zëvendësuar me Thiago Silva, i cili ka mbushur 36 vjeç.
Kartoni i senegalezit vlen 100 milionë euro.























