08:44 / 09.05.2020
Ngjarjet e datës 9 maj
Ngjarjet e ditës: 9 maj 2020
Drejtori për Mirëqene Sociale, Dren Kukaj do të mbajë konferencë për media lidhur me informimin për shpërndarjen e pakove ushqimore në Prishtinë. (Qendra e Numërimit të KQZ-së, ora 10:00) .
Instituti i Mediave në Kosovë mban konferencë për media me ç’rast do të prezantohet hulumtimi “Efekti i Pandemisë “COVID-19”, në mediat e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 11.00) .
Lëvizja Politike mban një aktivitet simbolik për ditën Evropës, ku do të parshtrohen disa pyetje nëpërmjet një slogani me moton "Deri kur do të jetë distanca sociale e BE-së për qytetaret e Kosovës?”, etj (Para zyrës së Bashkimit Evropian, ora 16:30).























