23:51 / 09.05.2020
Edhe e infektuara nga Gjilani punonjëse e spitalit privat në Prishtinë
Edhe e infektuara që u konfirmua sot me koronavirus në Gjilan, është punonjës i një spitali privat në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. "Dita58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me Covid19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë. Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje”, ka shkruar ai.























