Dorëzohet PSG-ja, e pamundur blerja e Lautaro-s
BKT
Sport

Dorëzohet PSG-ja, e pamundur blerja e Lautaro-s

Klubi francez, PSG raportohet së është dorëzuar në garën për blerjen e yllit të Inerit, Lautaro Martinez.

Sipas mediave franceze, kampionët e Francës, e kanë pranuar së nuk mund të hyjnë në garë për ta blerë sulmuesin argjentinas.

Tërheqja e PSG-së në garën për Martinez, i hap rrugën Barcelonës për transferimin e asit të Interit.

Martinez prej kohësh kërkohet nga gjiganti spanjoll, madje, thuhet së edhe vet lojtari preferon transferimin në “Camp Nou”.