14:46 / 10.05.2020
Lyoni jashtë Evropës, Depay drejt largimit!
Aventura e Memphis Depay te Lyon duket se po shkon drejt fundit.
Arsyeja kryesore që mund të çojë në ndarjen e dy palëve është fakti që klubi francez, sipas gjasave nuk do të jetë në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.
Kështu, holandezi nuk do të rinovojë dhe Lyon nuk do të rrezikojë që ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata.
Edhe vetë presidenti Jean-Michel Aulas foli për mediat së fundmi dhe u shpreh se do të jetë e vështirë të mbajnë në ekip emra si Aouar, Dembele apo Depay.
Kartoni i sulmuesit 26-vjeçar vlerësohet rreth 50 milionë euro.























