18:10 / 10.05.2020
Pse u ndalën telefonat në laboratorin e Wuhanit nga data 7 deri 24 tetor?
Mediat britanike shkruajnë se ndërveprimi telefonik u ndal plotësisht në Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës ndërmjet datave 7 dhe 24 tetor të vitit të kaluar dhe se instituti mund të ishte mbyllur për shkak të një `ngjarje të rrezikshme`.
Sipas gazetës britanike, The Sun, gjatë kësaj periudhe nuk pati asnjë ndërveprim telefonik për shkak të një 'ngjarje të rrezikshme' në këtë institut, i cili ‘mund të ishte mbyllur gjatë kësaj kohe’.
Mediat britanike po ashtu raportojnë se pretendimi në fjalë forcon teorinë e presidentit të SHBA-së Donald Trump se virusi kishte "dalë nga lakuriqët e infektuar në laborator".
Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mendon se koronavirusi doli nga tregjet e kafshëve në Wuhan.























