Me hapjen e kufijëve, Ulqini do të mbetët sërish destinacion
Hotelet e mbyllura,restorantet,plazhet e zbrazëta. Ky do të ishte përshkrimi I shkurtër I turizmit në kohën e koronës në Mal të Zi.
Ulqini si një ndër destinacionet më të preferuara, asnjëherë nuk ka qenë i boshatisur si këto ditë. Në shetitoren më të frekuentuar të ranës ,nuk mund të shohësh asnjë vendas e aq më pak turistë. Megjithatë përfaqësuesit e turizmit për muajt që do vijnë flasin me një optimizëm.
Qazim Hoxhiq / zv.Ministër I Turizmit në Mal të Zi, tha se normalisht ajo cfarë ka ndodhur me parasezonën, nuk mund të kthehet, por mbas të gjithave, duke marrë edhe masat europiane duke i përcjellë,mendojmë se nëqoftëse në pjesën e dytë të qershorit të happen kufinjtë, turizmi në Mal të ZI,sa I përket tregjeve europiane dhe tregjeve të treta mund të ketë një gusht të shkëlqyer…
Ndërkaq nga Organizata Turistike e Ulqinit,potencojnë se me hapjen e kufijëve,Ulqini do të mbetët sërish destinacion I dëshirueshëm për turistët nga rajoni….
Fatmir Gjeka / drejtor i Organizatës Turistike Ulqin.
“ Ne kemi pasë diku rreth 70 deri 80 përqind të mysafirëve nga regjioni,normal nuk m’varet prej nesh këtu nga ne por m’varet edhe nga situata në vendet e regjionit,që mendoj se është e njajtë dhe në qoftëse vjen tuj u lehtësu,mund të futemi në vrullin e sezonës turistike në korrik edhe gusht”
I gjithë ky optimizëm vjen si rezultat I asaj që Mali I Zi po hyn në fazën e fundit të luftës kundër Covid 19 dhe se me 18 maj vendi do te kthehet normalitetit ,gjithnjë në përputhje me respektimin e rregullave epidemiologjike", tha ai.























