Aloe Vera, bima çudibërëse e flokëve dhe fytyrës
BKT
Lifestyle

Aloe Vera, bima çudibërëse e flokëve dhe fytyrës

Një përzierje e Aloe Vera-s me lëngun e limonit është një sukses i garantuar bukurie. Të dy ndihmojë në eliminimin e njollave të errëta të fytyrës, i japin asaj një shkëlqim të ri dhe, çka është më e rëndësishmja, ulin ndjeshëm shfaqjen e rrudhave. Kjo përzierje ndihmon, gjithashtu, edhe për të shëruar puçrrat e shfaqura në fytyrë apo plagët e pakëndshme.

Kur përdoren në flokë, këta dy përbërës pastrojnë dhe ushqejnë skalpin, eliminojnë zbokthin deri në masën 100 %, ikurajojnë rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien. Në këtë mënyrë do të siguroni flokë të bukur e me shkëlqim. Është një recetë e thjeshtë, shumë e dobishme dhe mjaft komode për ta praktikuar në shtëpi. Por jo vetëm ditëve të diela.

 Si ta përgatisni një maskë me Aloe Vera dhe lëng limoni? Ndiqni hapat e mëposhtëm:

Nevojiten:

2 gjethe Aloe Vera

Gjysma e një limoni

3 tase të vegjël

Një thikë e mprehtë

Një shtrydhëse frytash

Një blender

 

Hapi 1

Prisni dy gjethe të trasha Aloe Vera me një thikë të mprehtë.

Hapi 2

Prisni edhe pjesën e dhëmbëzuar të gjetheve.

Hapi 3

Prisni për së gjati gjethen e Aloe-s. Do të shihni xhelin e tejdukshëm brenda saj.

Hapi 4

Kujdes! Përpiquni ta zhvishni gjethen nga i gjithë xheli.

Hapi 5

Vendoseni tulin prej xheli në një tas.

Hapi 6

Në një tas tjetër shtrydhni lëngun e një gjysme limoni.

Hapi 7

Hidheni në blender xhelin Aloe Vera.

Hapi 8

Hidhni edhe lëngun e limonit në blender.

Hapi 9

Përzjeni të gjithë masën përreth një minutë.

Hapi 10

Hidheni të gjithë përzierjen në një enë dhe ... filloni nga puna!