Vetizolohet Kurti, një zyrtar qeveritar ka pasur kontakt me të infektuar
BKT
Lajme

Vetizolohet Kurti, një zyrtar qeveritar ka pasur kontakt me të infektuar

Kryeministri Albin Kurti prej sot është në vetizolim pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19. Ndërsa që edhe vet Kurti ka pasur kontakt me zyrtarin e MIE.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti tha se tashmë janë marrë mostrat dhe po presin rezultatet.

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, shkroi Kurti.

Shefi i ekzekutivit deklaroi se do t'i kryejnë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë si dhe do t'i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.


MË SHUME NGA Lajme