19:42 / 11.05.2020
Kastrati: Kosova mes Lalë Krosëve të Fishtës e memurëve të Konicës
Politologu dhe Profesori universitar Ardian Kastrati tha në "Klan Kosova" se Kosova aktualisht mund të zgjedh në mes të Lalë Krosëve të Gjergj Fishtes që vet shkruanin e vet vulosnin dhe memurëve të Faik Konicës që kanë qeverisur me mentalitet anadollak.
"Ndërkohë, ne kemi nevojë për forca të reja politike, liberale e qytetare që do shërbenin si fshesë politike për këtë dyshe qesharake dhe do ta kthenin Kosovēn në minimumin e moralitetit politik", është shprehur ai.























