Doktori përballë kaosit global

Doktori përballë kaosit global

Ballsor Hoxha

Ka krisur politika në vendin tonë. Është relativizuar çdo gjë, dhe nga kjo është shthurur çdo mur çdo kufi. Në të vërtetë kjo pafundësi e politizimit dhe politikës që po ndodh është vetë shthurja e kufijve. 

Janë dy shenja në këtë, lidhur me vetë Amerikën, jo ashtu si është ajo, por nën shikimin e viktimës sonë si kosovar, posaçërisht me përvojën e rikthimit të kaosit dhe të të keqes. Amerika është, në të vërtetë fronti ku po ndodh lufta globale, dhe nën dy, garanca e mbijetesës sonë.

Të pa perspektivë, jashtë asaj që prekim dhe paramendojmë të pushtojmë. Në epsh për të vënë nën pushtet dhe të ndryshojmë çdo gjë. Të nisim nga e para çdo gjë. Se çdo gjë ishte gabim. Defetizëm. Në këtë mungesë perspektive si me atë që na lidhe me Amerikën, lufta dhe përpjekja globale, dhe po ashtu edhe përvoja jonë, ne e kemi relativizuar edhe atë

Jemi përballë të keqes së njeriut, dhe aq më shumë mundësisë së pafundme të saj. Qoftë edhe vetëm si krijim, përhapje dhe devijim dhe bankrotim të njerëzimit. Luftë totale dhe me çdo gjë. Është fjala e parë sot, kjo që u tha, konspiracioni se CoronaVirusi është shpikje, armë dhe luftë. Është nyja e përqendrimit të njerëzimit. Aq më shumë do të jetë pas tragjedisë.

Vetëdija, dija, se kjo po bisedohet në qarqet më të larta është horrori. Pavarësisht se nuk janë të vërteta konspiracionet, endenuk janë, kjo është vetë lufta, ajo as nuk do të ndodh dhe as nuk mund të ndodh ndryshe.

Ajo që mbetet pas hapjes së një teme të këtillë është dija se njerëzimi është tanimë i cenueshëm, i prekshëm dhe ilëndueshëm, në tërësinë e tij. Se shenjat e asaj që do të pasoj janë të dukshme.

Kurrë më shumë prodhim nuk ka pasur Kosova, atë që e ka të vetmen: politikën. Politikën ad hoc dhe si fetish nga ankthi . Metendencë të përvetësimit, të asaj që mungon, që po e relativizojmë. Por janë disa njerëz, anash, ‘doktorat’ e vërtetë që po vëzhgojnë të nemitur, të gurëzuar dhe të tëhuajsuar, jo vetëm nga kjo shoqëri, por nga kjo botë. Nga mundësia e të keqes.

Përballë tyre, pikërisht në mesin e kësaj lufte, përhapjes së pafundësisë së të keqes, rrezikimit të njeriut, kanosjes së tij në totalitet, ne jemi të prirë të vendosim për relativizim, deri në relativizim të Amerikës dhe të kësaj lufte. Në të vërtetë ne as që jemi të vetëdijshëm për këtë luftë, “ne jemi vetë në luftë”, së paku me njëri tjetrin.

Vetëm pasi që të ketë përfunduar pandemia, tragjedia, dhe kur të mëdhenjtë të fillojnë të numërojnë viktimat e humbura, tragjeditë e veta, shuarjen e krahëve të fuqisë së tyre, ne do të shohim se edhe Amerika jonë, qoftë e “shenjtë” dhe qoftë shpëtimtare është relativizuar deri në pakthim. Mirëpo, vetëm këtu dhe në këto momente fillon acarimi, ndarja dhe lufta ndaj njëri tjetrit. Kaosi me mundësi pakthyeshmërie. Harrimi i njeriut dhe njerëzores.

Vetëm tani janë të vërteta, edhe pse i dinimin të gjithë, dhe vetëm tani janë të ditura, edhe pse i dinim të gjithë: se presidenti Trump është zgjedhur nga shoqëria amerikane si pjesë e luftës që kishte nisur së paku me rrëzimin e Kullave Binjake, si reagim lufte e shoqërisë amerikane. Se ndërtimi dhe themelimi i zgjidhjeve të konflikteve globale janë lufta në të vërtetë. Me Coronavirusin ajo vetëm sa po bëhet më e rrezikshme dhe më gjithëpërfshirëse. Është gjë e ditur shumë herët, por që kemi zgjedhur ta injorojmë, ta relativizojmë deri në kapje të mikrofonit.

Dhe janë disa njerëz, disa që e njohin, e shohin dhe e konceptojnë Amerikën prej kësaj perspektive. Prej perspektivës së doktorit, i cili e njeh shoqërinë tonë. Këta e shohin Amerikën,e përbrenda vetë ne, në mesin e kësaj lufte. Të shmangshëm dhe alien.

Aq më shumë këta njerëz janë të paralizuar, në paranojë, në pritje në të vërtetë. Në pritje të reagimit të njeriut. Reagimit në afekt. Krisjes së asaj që ka krisur shumë herë në botë. Pritja e tyre, përballë shenjave të luftës globale, është në të vërtetë aty ku shoqëria jonë po përballet me luftën, që ka nisur, që mund të vjen.

(Vërejtje: ky punim i dedikohet një mikut/doktorit, dhe shumë tëtjerëve të gjeneratës së tij dhe tonë)