Gjykata e Apelit ashpërson dënimin për 8 të akuzuar për fajde
BKT
Lajme

Gjykata e Apelit ashpërson dënimin për 8 të akuzuar për fajde

Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë në rastin ndaj të akuzuarve për fajde dhe detyrim, Tunë Kqira, Kastriot Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira, Benzon Buza, Gjekson Kqira, Gëzim Kqira dhe Besfort Omaj.

Kjo është komunikata e plotë e Gjykatës së Apelit:

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, javën e kaluar, ka vendosur në rastin e të akuzuarve T.K., K.K.,Gj.K., M.K., B.B., Gjk.K G.K. dhe B.O. 

Sa i përket pjesës livruese, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 24.05.2019, është ndryshuar ashtu që të akuzuarit janë shpallur fajtor nga ana e kësaj gjykata për veprat penale “Detyrim” dhe “Fajde” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe janë dënuar: T.K. dhe K. K më nga 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gj.K. me 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë; M.K më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë; B.B më 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gjk. K. më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe G.K më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. 

Po ashtu aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është ndryshuar edhe për veprat për të cilat ata janë shpallur fajtor, vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Të akuzuarit B.O. i është shqiptuar dënimi më burgim në kohëzgjatje prej 5 vjetësh, për shkak të veprës penale “Detyrim” nga KPRK. Të akuzuarit T.K. dhe Gj.K janë dënuar secili më nga 2 vjet e 8 muaj burgim për shkak të veprës penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga KPRK. Gjithashtu tre të lartcekurit, se bashku më të akuzuarit M.K. dhe K.K., janë dënuar më nga 5 mijë euro gjobë, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve” nga KPRK. 

Konfom dispozitave ligjore, të akuzuarve u është shqiptuar dënim unik më sa vijon: 

T.K – 7 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; K.K. - 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gj.K. – 5 vjet e 6 muaj burgim dhe 15 mijë euro gjobë; M.K – 3 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë; si dhe B.B. – 5 vjet burgim dhe 25 mijë euro gjobë. 

Lidhur më veprën penale “ Shpëlarje e parave” çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje. 

Të akuzuarve T.K., K.K.,Gj.K, B.B. dhe B.O, u është caktuar masa e paraburgimit, e cila masë do t’iu llogaritet nga data e arrestimit, por jo me gjatë se dënimi i shqiptuar.


MË SHUME NGA Lajme