Kafshët e egra në Kosovë do të vaksionohen nga ajri procesi nis nga nesër
Kafshët e egra në Kosovë do të vaksionohen përmes ajrit.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.
“Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se nga data 13 -18 maj 2020 në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit”, thuhet në njoftim.
Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore përfshirë këtu edhe zonat kufitare të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.
Fushata mbështetet nga Bashkimi Evropian, si pjesë e si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët në vendet e Ballkanit Perëndimor.























