Në Vetëvendosje paralajmërojnë “prova” për protestë me 1500 aktivistë
BKT
Lajme

Në Vetëvendosje paralajmërojnë “prova” për protestë me 1500 aktivistë

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Valdrin Ahmeti ka paralajmëruar se do të organizojnë edhe prova të tjera të prostestës përveç asaj që u organizua sot.

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur një grup aktivistësh në shesh dhe ka organizuar protestë, derisa kanë paralajmëruar të tjera.

Ahmeti me një postim në Facebookun e tij, ku ia ka bashkangjitur fotot e provës së sotme, ka paralajmëruar një “provë”, tjetër të protestës me 1500 persona.

“Pas kërkesave dhe shqetësimit të qytetarëve që protesta mund t’iu mungoj zhvillimeve politike në vend, për shkak të kufizimeve rreth pandemisë, ne si qytetarë, në formë të kujdesshme e të kufizuar me 500 vetë, bëmë provën e parë të suksesshme të mbajtjes së një proteste. Ditëve në vijim do ta bëjmë një provë me 1500 vetë. Protesta është e drejtë esenciale në një shoqëri demokratike, dhe mbarëvajtjen e saj në kuptimin e organizimit nganjëherë duhet ta garantojmë vet ne qytetarët. Distancë, disiplinë dhe kujdes.”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, këto prova Vetëvendosje po i organizon në kohë kur qytetarët janë në izolim si shkak i koronavirusit dhe për të mos rrezikuar të tjerët në këtë situatë. 


MË SHUME NGA Lajme