Mustafa kritika Kurtit: S`të takon t`iu dërgosh të huajve letra ku ankohesh
BKT
Lajme

Mustafa kritika Kurtit: S`të takon t`iu dërgosh të huajve letra ku ankohesh

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për letrat e dërguara zyrtarëve ndërkombëtarë, ku është ankuar për eksponentë të caktuar politikë në Kosovë.  

Mustafa ka folur të martën në “Debat” te RTK.  

“Kurrë nga goja ime tek të huajt nuk ka dalë një fjalë e keqe për politikanët e Kosovës. Nuk i takon as Kurtit dhe as të tjerëve të shkruajnë letra dhe të ankohen për njerëzit e Kosovës”, ka thënë ai.

“Nëse kryeministri iu shkruan letra të gjitha institucioneve edhe kërkon që ata ta shpëtojnë, kurse deri dje ka promovuar politika të vetëvendosjes, atëherë e sheh se ka ndryshuar”.


MË SHUME NGA Lajme