21:31 / 12.05.2020
Mustafa i quan të pakurrizorë ata që ofendojnë të tjerët për hir të liderit
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i ka quajtur pakurrizorë të gjithë ata që përmes akuzave të pabazuara, linçumeve e kërcënimeve ndikojnë që në Kosovë të vështirësojnë hapësirën për debat.
Mustafa ka folur të martën në “Debat” te RTK.
“Mua fare s’më frikëson (situata e përgjithshme për debat v.j.). Janë pakurrizorë. Të gjithë këta që japin deklarata të tilla janë shërbëtorë. Është punë e shpirtit të shitur. Kjo nuk funksionon tek ne. Qytetari duhet t’i vlerësojë këto. Ne kemi rivalitete politike, por armiqësi nuk ka”, ka thënë Mustafa.























