Mustafa ironizon me deklaratat e Bislimit për uljen e papunësisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur rreth situatës politike në vend ka ironizuar me deklaratën e Ministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se është ulur numri i të papunëve në Kosovë.
Mustafa ka folur të martën në emisionin “Debat” në RTK.
“Puna e sondazheve, ata jetojnë për sonazhe. Edhe çështja e papunësisë, nuk matet ashtu, s’mundesh me majt duke formalizu ekonominë. Ose deklarata skandaloze me Tisën, migrimin që ka ndodhë qe qeveria ime paska dërgu njerëz në Evropë.
Vuçiqi me thanë është e ranë e lëre më në Kosovë, duke e ditë që ka qenë ky organizim i Serbisë dhe i njerëzve që kanë spekulu, që ia kanë çel korridorin.
Janë gjëra të rënda dhe vlerësime të pabazume, sepse askush e as Rugova s’ka mujt mi marr 50 për qind e 61 vende në Kuvend e lëre më njerëz të një subjekti që janë të ri, të ndarë dy pjesë në entuziastë të ri dhe pjesa tjetër ata fanatikët e PDK-së që kanë kalu në VV, që bëjnë politika që dëshirojnë ta kenë gjysmën e parlamentit”.
Musatafa ka folur edhe për dialogum me Serbinë. Ai ka thënë që ky dialog duhet të udhëhiqet nga qeveria. “Dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria, por që duhet të ketë një pajtueshmëri dhe unitet të plotë me partitë tjera në vend si me PDK, LVV “, ka thënë ai.























