David Beckham probleme me rënien e flokëve
Rënia e flokëve është një problem për shumë meshkuj. Është gjithashtu edhe për një simbol seksi si David Beckham, një ish-futbollist që është konsideruar ndër meshkujt me tërheqës në botë.
Ish-“ylli” i Manchester United dhe Real Madridit, me një të kaluar edhe në Serinë A me fanellën e Milanit, është fotografuar nga paparacët në Cotswolds me rroba të thjeshta dhe, mbi të gjitha, me flokë të dukshëm të rrallë. Edhe “Spice Boy” duket se po i thotë lamtumirë flokëve të dendura.
Fotografitë e publikuara në “Daily Mail” janë të qarta: Beckham është pothuajse tullac. Që në vitin 2018 është folur për një transplant. Siç thekson tabloidi anglez, përveç kësaj, ish-futbollisti në javët e fundit është parë rrallë pa një nga kapelet e tij të preferuara që i mbulonte flokët. “Daily Mail” ka publikuar fotografi në rrjetet sociale ku dallohet qartë diferenca në dendësinë e flokëve brenda pak kohësh.























