Osmani viziton Bajramin, i ofron mbështetje institucionale
BKT
Lajme

Osmani viziton Bajramin, i ofron mbështetje institucionale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar takim me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se në këtë takim e kanë njoftuar kryeparlamentaren Osmani për mësimin në distancë dhe për sfidat në mungesë të legjislacioneve që janë të vjetra dhe që duhet të bëhet ndryshimi i tyre.

Sipas saj aktualisht në shkollën “Emin Duraku” në Prizren janë duke u bërë xhirimet edhe për nxënësit nga komuniteti boshnjak dhe turk ndërsa në MASHT po bëhen përgatitjet për testin e matura dhe atë të arritshmërisë.

E kryeparlamentarja, Vjosa Osmani pas takimit derisa ofroi përkrahjen për MASHT-in ka falënderuar MASHTI dhe çdo mësimdhënës që kanë arritur të realizojnë mësimin në distancë.

Osmani tha se në arsim duhet të investohet në cilësi, por edhe në higjienën e shkollave

“Si vend kemi pasur fatin të kemi njerëz të tillë në krye të këtij institucioni që në rrethana të rënda kanë arritur ta organizojnë mësimin online që secili nxënës e studente  të ketë qasje në arsim”, tha Osmani.  Ajo tha se kanw diskutuar për te gjitha sfidat me të cilat përballet arsimi.

“Kemi diskutuar për të gjitha sfidat që përballlet sistemi arsimot dhe nevojat. si kuvend duhet të jemi në krye të detyrës dhe interesin e nxënësve dhe studentëve ta vendosim mbi të tjera”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme