Në SHBA në përgjithësi ka një rënie të vogël të vdekjeve
BKT
Lajme

Në SHBA në përgjithësi ka një rënie të vogël të vdekjeve

RTKlive

Në Washington kohëve të fundit ka një shtim të rasteve me Covid-19 përkundër asaj që në SHBA në përgjithësi ka një rënje të lehtë qoftë të të infektuarve apo edhe të të vdekurve.

Kështu tha Drilon Gashi, konsulent në kompaninë ‘Deloitte’ i cili jeton dhe punon atje.

Ai tha se ende atje nuk ka hapje të bizneseve apo organizatave dhe se mësimi poashtu po zhvillohet vetëm nëpërmjet platformave online.

“Në Washington dhe qytetet për rreth kohëve të fundit ka një shtim të rasteve me Covid-19 dhe është thënë që ajo valë e madhe që fillimisht ishte në veri-lindje amerikane tashmë ka ardhur edhe në këtë pjesë të SHBA-ve. Kështuqë përderisa në SHBA si tërësi është parë një rënje e vogël të rasteve të vdekjeve ditëve të fundit, këtu ka pasur një shtim. Kësisoji nuk ka pasur hapje në Washington dhe qyteteve për rreth, qoftë të organizatave, qoftë të bizeneseve vetëm me disa përjashtime shumë të vogla. Në rastim tim, unë vazhdoj të punoj nga shtëpia dhe mësimi vijojhet vetëm nëpërmjet formës online.” tha Gashi.

Ai tha se në SHBA në përgjithësi ka një rënje të vogël të vdekjeve dhe të të infektuarve por të gjithë janë me kujdes të shtuar.

“ Edhe Amerika sikurse gjithë bota ka qenë në panikë sa i përket kësaj situate, ka qenë e papërgaditur për një pandemi të kësaj game, siç ka qenë Covid-19, dhe kjo ka vazhduar sepse kjo gjendje po zgjatë që thuajse dy muaj në SHBA dhe gati gjashtë muaj prej që egziston koronavirusi në botë, është shtuar kujdesi i qytetarëve, është bërë më normale abnormaliteti në të cilën po jetojmë të gjithë mirëpo tash po arrijmë në një pikë tjetër ku duhet menaxhimi i mirë dhe kujdes shumë më i madh sepse po pritet që mund të ketë një valë të dytë. Po shoh edhe në Kosovë dhe vende tjera që ka filluar hapja e ngadaltë e bizenseve ku njerëzit po dalin në publik dhe sipas meje është fillim I mirë sepse nuk mund të rri gjithçka mbyllur por duhet të ketë testime të mjaftueshme” tha ai në RTK.


MË SHUME NGA Lajme