16:02 / 13.05.2020
Donnarumma ka filluar të mësojë anglisht para transferimit të bujshëm
Gianluigi Donnarumma raportohet se po e mëson gjuhën angleze dhe është i gatshëm të largohet, me Chelsean ose Evertonin si destinacione potenciale.
Derisa kontrata e tij me Rossonerët skadon në qershor të vitit të ardhshëm, klube të ndryshme, përfshirë edhe PSG, do të mundohen të bëjnë lëvizje për të këtë verë.
Situata e vështirë e Chelseat me portierë ka rrëmbyer shpesh kryetitujt këtë sezon, derisa Kepa ka treguar formë tejet të dobët.
Kështu që, gjiganti i Premierligës po lidhet me emra si Andre Onana i Ajaxit, poashtu edhe me Donnarumman, sipas “Gazzetta dello Sport”.























