16:34 / 13.05.2020
Solskjaer synon ta mbajë në skuadër Angel Gomesin
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer synon ta mbajë në skuadër Angel Gomesin.
Mediat britanike raportojnë se trajneri i “Djajve të Kuq” nuk dëshiron që Gomes të largohet nga ‘Old Traffordi’ gjatë kësaj verë.
19-vjeçari është në shënjestër të Chelseas dhe Barcelonës, derisa kontrata me Unitedin i skadon në fund të këtij edicioni.
Negociatat mes klubit anglez dhe lojtarit për rinovimin e kontratës së re ende nuk kanë filluar, por mësohet se trajneri Solskjaer dëshiron që lojtarin ta ketë në skuadër edhe në sezonin e ardhshëm.























