Deliu-Kodra: Përpjekja për përmirësim të gabimit s`e arsyeton LDK-në
Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike të Kosovës ka thënë se asnjë përpjekje e re për ta përmirësuar gabimin fatal të LDK-së për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje nuk e arsyeton LDK-në dhe lidershipin e saj për situatën e krijuar politike dhe të fushatave përndjekëse e linçuese të udhëhequra sot nga pushteti aktual.
Ajo thotë se Mustafa ishte i i provuar nga një qasje e tillë e Vetëvendosjes.
Postimi i plotë Facebook:
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mbrëmë në një intervistë për mediumin publik zbuloi se ai ishte në dijeni të keqpërdorimit të pushtetit nga Albin Kurti për të përndjekur dhe persekutuar kundërshtarët politik duke u ndërtuar dosje dhe ngritur fushata linçuese kundër tyre.
Kjo ngre pikëpyetjen e madhe se si atëherë ai dhe LDK gjetën besimin në këtë parti kur proklamuan përforcimin e sundimit të ligjit gjatë kësaj qeverisje të përbashkët?!
Kjo nuk ka të bëjë me një sektor të veçantë, siç provoi të justifikohet kryetari i LDK-së me moslejimin e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga VV, por kjo informatë është dashur t’i flas mjaftueshëm atij dhe partisë së tij për logjikën e të kuptuarit dhe ushtruarit të pushtetit nga Kurti dhe partia e tij.
Cili argument më i fuqishëm atëherë ka mbizotëruar qëllimin e Kurtit për ta përdorur pushtetin për përndjekje e persekutime të kundërshtarëve që arsyeton sot Mustafën e LDK-në, që me dijeninë e plotë të kësaj të vërtete trishtuese, ka vendosur, megjithatë, të ndërtojnë bashkërisht një qeverisje të tillë?!
Duke qenë i informuar për një agrument si ky, të pajtohesh të bashkëpunosh me një logjikë të tillë qeverisëse kërkon llogaridhënie politike, më së paku.
Asnjë përpjekje e re për ta përmirësuar këtë gabim fatal nuk e arsyeton LDK-në dhe lidershipin e saj për situatën e krijuar politike dhe të fushatave përndjekëse e linçuese të udhëhequra sot nga pushteti aktual.























