Hoti: Me votimin e Qeverisë së re merr fund qeverisja arbitrare
BKT
Lajme

Hoti: Me votimin e Qeverisë së re merr fund qeverisja arbitrare

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ministrat nga LDK-ja gjatë kohës së qeverisë në detyrë, kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare e cila sipas tij ka dëmtuar Kosovën në partneritet me ndërkombëtarët.

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional.


Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.


Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme