Konjufca i reagon Serbisë që s’i hapi kufijtë për Kosovën
BKT
Lajme

Konjufca i reagon Serbisë që s’i hapi kufijtë për Kosovën

Ministri në detyrë, i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se hapja e kufijve për shtetet fqinje nga ana e Serbisë duke përjashtuar Kosovën është qasje diskriminuese.

Konjufca këtë reagim e bëri përmes një postimi në Twitter ku shkroi:

“Qeveria e Kosovës dënon qasje e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët e vendeve të regjionit por jo për qytetarët e Kosovës”.

Në anën tjetër, në Kosovë gjatë kohës së pandemisë një numër i madh i punonjësve serbë shëndetësor hyrën në territorin tonë, madje vetëm sot dhjetëra vetura me rreth 100 mjekë erdhën përmes pikës kufitare në Merdare./Indeksonline


MË SHUME NGA Lajme