21:25 / 13.05.2020
Klubi anglez gati 20 milionë euro për Muriqin, s’është Tottenhami
Vedat Muriqi po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për transferimin e tij të mundshëm drejt Premierligës.
Së fundi interesim për prizrenasin ka shfaqur edhe skuadra West Brom.
Muriqi ka pasur formë fantastike para se koronavirusi ta pezullonte futbollin dhe ka pas mjaftë oferta.
Ndërsa skuadra e West Brom ka gati për sulmuesin 20 milionë euro, raporton Olle.
West Bromi aktualisht ndodhët në Championship, por nga sezoni i ardhshëm pritet të ngjitet në Premierligë, pasi kryeson me 6 pikë me shumë se vendi i dytë.
Kujtojmë, pas Muriqit është edhe skuadra e Tottenhamit e cila po kërkon sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.























