Policia deklarohet mbi dyshimet për mjetin shpërthyes
(E plotësuar) Policia e Kosovës ka konfirmuar për Klan Kosovës se në afërsi të Kazermës ”Adem Jashari”, që një qytetar dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë.
Raportohet se një qytetar në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë, dhe i njejti e ka marrë mjetin dhe me automjetin e tij (ne bagazh ) e ka derguar per ta dorzuar tek Forca e Sigurisë së Kosoveëës. Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentet dhe nuk ka arsye për shkaktim te ndonji forme të panikut apo shqetsim për qytetarët”.
----
Dyshohet për mjet shpërthyes pranë Kazermës ”Adem Jashari”
Një mjet i dyshuar shpërthyes Klan Kosova mëson se është vendosur në një veturë pranë Kazermës ”Adem Jashari”.
Një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa detajet tjera pritet të përditësohen.























