Haradinaj pritet nga familja e dëshmorit Halil Berisha
BKT
Lajme

Haradinaj pritet nga familja e dëshmorit Halil Berisha

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur sot për një vizitë nga familja e dëshmorit Halil Berisha në Irzniq të Deçanit.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se është pritur nga i biri i dëshmorit të Halil Berishës, Gëzimi.

Ai ka thënë se në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit.

“Mikpritje shqiptare në familjen e dëshmorit Halil Berisha, në Irzniq të Deçanit, nga i biri i tij, Gëzimi. Në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonen e Dukagjinit”, ka shkruar ai.

Kryetari Haradinaj ka thënë se Familja Berisha vlerat e lirisë dhe atdheut i kishte vendosur mbi çdo gjë tjetër në jetë.

“Familja Berisha vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë, prandaj kujdesi dhe nderimi ynë për pasardhësit, është obligim i përhershëm”, ka shkruar në fund ai.

 


MË SHUME NGA Lajme