Pacolli ironizon me BE-në pasi Bjellorusisë pritet t’ua heqin vizat
BKT
Lajme

Pacolli ironizon me BE-në pasi Bjellorusisë pritet t’ua heqin vizat

Ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Parlamenti Europian dje i dha dritën e gjelbër dy marrëveshjeve që i lehtëson procesin e liberalizimit të vizave për Bjellorusinë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Pacolli me ironi përgëzon BE’në për kurajën që ka gjetur për t’ia lehtësuar Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave dhe për t’i lënë qytetarët e Kosovës të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë.

“Përgëzime për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare që kanë gjetur kurajën për të lëvizur përpara me lehtësimin e vizave për Bjellorusinë dhe që vazhdojnë të mbajnë Kosovën si vendin e vetëm të izoluar pa pasur mundësi të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të shoh se çfarë Natalya Apostolova dhe Christian Heldt do të thonë tani”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende me arsyetimin e BE’së se duhet të luftohet korrupsioni.


MË SHUME NGA Lajme