Ish-futbollisti i Boltonit kujton momentin më të vështirë në jetë
BKT
Sport

Ish-futbollisti i Boltonit kujton momentin më të vështirë në jetë

Kujtimi i 17 marsit 2012, kur Fabrice Muamba pësoi infarkt në mes të fushës së Tottanhemit, “White Hart Lane”, është ende i freskët për të gjithë.

“Unë vdiqa për 78 minuta, por mjekët më rikthyen në jetë… tani duhet t’i shpëtojmë ne”.

Ish-mesfushori i Boltonit, zemra e të cilit u ndal për disa minuta atë ndeshje, tregon për “DailyMail”.

“Unë nuk kisha pasur kurrë probleme me zemrën, ishte rrufe në qiell të hapur. Ishte një ditë normale, vetëm kur u rrezova në fushë”, kujton Muamba.

“Ajo ishte hera e fundit që unë luajta futboll. Unë jam gjallë vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve. Edhe në spital gjatë atyre 30 ditëve janë kujdesur si mos më mirë për mua”, shton ish-futbollisti nga Zairea.

“Sot numri i vdekjeve nga Koronavirusi është i jashtëzakonshëm, por doktorët dhe infermierët po luftojnë për të na mbajtur përsëri gjallë. Ata po rrezikojnë jetën e tyre. Ne i duartrokasim, por duhet më shumë vlerësim financiar”, shprehet Muamba.