Inzaghi e kishte këtë fiksim interesant
BKT
Sport

Inzaghi e kishte këtë fiksim interesant

Tetë vjet më parë Filippo Inzaghi i dha lamtumirën Milanit dhe futbollit. Lidhur me ndarjen prej pasionit, trajneri aktual i Beneventos ka treguar:

“Vitet e para e pata të vështirë. Puna e trajnerit më shuan disi etjen për futbollin e luajtur. Ndeshjen e fundit e kujtoj fare mire. E dija që do të luaja nja 20 minuta, por s’e kisha menduar kurrë që do të shënoja e aq më tepër në atë mënyrë. Uroj që Milani të na bëj sa më shpejt të gëzojmë si dikur”.

Përveç biskotave për fëmijë që konsumonte para çdo ndeshjeje, Inzaghi kishte edhe rituale të tjera. Sa i përket fiksimit për këpucët, ish-sulmuesi tregon:

“Këpucët ishin fiksimi im. Nuk i ndryshoja derisa çaheshin nëse shënoja kur i vishja për herë të parë. Për këtë arsye ka pasur probleme edhe me sponsorët që pretendonin që të vishja gjithmonë modelin e ri. Unë pranoja, por më pas luaja me të vjetrat”.