Dialogu i garantuar nga ShBA do të mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia
BKT
Lajme

Dialogu i garantuar nga ShBA do të mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ambasadorit Grenell do të rezultojë me njohje reciproke.

Thaçi ka thënë se i beson plotësisht administratës së presidentit Trump dhe se dialogu i garantuar nga ShBA do të mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Një dialog i udhëhequr nga Grenelli dhe administrata e Presidentit Trump do të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që do të rezultojë me njohje reciproke dhe më pas do të ndodhë edhe demarkimi i kufirit me Serbinë”, tha ai.

Thaçi është shprehur i bindur se dialogu i udhëhequr nga ShBA-ja do të rezultojë me njohje reciproke e cila më pas do të mundësojë anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian.

 


MË SHUME NGA Lajme