Kërkohet rifillimi i punës në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve
BKT
Lajme

Kërkohet rifillimi i punës në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve mbajti takim me datë 15 maj 2020. Në këtë takim u shqyrtua situata aktuale dhe pasojat e pandemisë Covid-19 në këtë sektor. Pas diskutimeve që u zhvilluan në prezencë të përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Këshilli Drejtues i shoqatës morri vendim për të adresuar këto kërkesa në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës:

1. Qeveria e Republikës së Kosovës para se të marr vendim për rifillimin e punës sa i përket transportit rrugor të udhëtarëve, të nxjerr një Udhëzim Administrativ në kuadër të Ligjit        Nr.04/L-179 për subvencionimin e kompanive të transportit rrugor të udhëtarëve në Republikën e Kosovës, duke u mbështetur në protokolin e OBSH-së, ashtu siç po ndodh në të gjitha shtetet e rajonit dhe BE-së.

 

2. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit sa më shpejt të vazhdoj rendet e udhëtimit duke eliminuar pagesat e taksës për rendet e udhëtimit.

 

3. Kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, që me krijimin e kushteve dhe lehtësimin e masave për lëvizjen e lirë të qytetarëve, të lejohet edhe rifillimi i punës në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve.

 

 

Këshilli Drejtues i Shoqatës kërkon me këmbëngulje nga Qeveria që të përmbushen kërkesat legjitime të lartëcekura, në mënyrë që të shmangen format e tjera të reagimit (protesta me autobusë) që mund të organizohen nga të gjitha qendrat e Kosovës në drejtim të Prishtinës.

 

 

 

Me respekt,

 

Ruzhdi Kurtishaj

Kryetar i Shoqatës

 


MË SHUME NGA Lajme