Emisioni n`Za këtë të shtunë fillon me personazhet e shumë përfolura
n`Za këtë të shtunë sjell regjisorin Agon Myftari, basketbollistin Samir Shaptahovic, këngëtaren Jehona Lumi dhe gastronomin Fatos Mexhuani
Emisioni n'Za këtë të shtunë fillon me personazhet e shumë përfolura të rrjeteve sociale nga regjisori Agon Myftar. Ai flet se si erdhi idea për krijimin e këtyre personazheve dhe pse u bënë kaq shpejt virale, si dhe flet për veçantinë e secilit prej tyre.
Një nga basketbollistët më të mirë që ka pasur basketbolli Kosovar, Samir Shaptahovic vjen në një intervistë ekskluzive pas një kohe të gjatë, për të rrëfyer se si po e kalon këtë periudhe pandemie në New York dhe se sa shumë i mungon Kosova, tifozëria dhe basketbolli vendor.
Nga shoqata e gastronomëve flet Fatos Mexhuani, i cili tregon për vështirësitë e mëdha që po has gastronomia në kohë pandemie dhe masat emergjente të cilat duhet marrë, që shumë biznese mos të shkojnë drejt falimentimit.
Këngëtarja e njohur Jehona Lumi sjell projektin e ri "Lotët" si dhe flet për emocionet që i ka dhuruar kënga zyrtare e cilikit të eliminatorëve Euro 2020 dedikuar Kombëtares së Kosovës.
Këto dhe të tjera mund t'i ndiqni këtë të shtunë nga ora 18:00 në RTK1
n'Za, emision me Egzona Rafunën dhe Arbër Zekën























