19:09 / 15.05.2020
E ardhmja e Ceballos në duart e Zidane-s
Mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos ka pranuar se e ardhmja e tij do vendoset nga trajneri Zinedine Zidane.
Ceballos është huazim te Arsenal deri me 30 qershor, por huazimi mund të shtyhet deri të përfundojë sezoni.
I pyetur për të ardhmen, spanjolli theksoi se vendimi përfundimtar i takon teknikut francez.
“Jam optimist, kam kontratë dhe në do të shohim sezonin e ardhshëm”.
“Nuk mendoj se Florentino është ai që do të thotë nuk të duam, është trajneri i cili do të vendos nëse jam në planet e tij”, deklaroi ai.























