Xhamitë vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 18 majit
BKT
Lajme

Xhamitë vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 18 majit

Xhamitë në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 18 majit, kur edhe do të nis faza e dytë e lehtësirave të masave për disa biznese, muze e galeri.

Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tyre, mbyllja e xhamive vazhdon, pasi është vlerësuar se ende është rrezik për përhapjen e koronavirusit.


MË SHUME NGA Lajme