Rikthehet Bundesliga, Levwandowski kërcënon Immobilen
Bundesliga është kampionati i parë elitar europian që nis këtë të shtunë aty ku u ndërpresë para dy muajsh, me ndeshjet e javës së 26-të.
Përparësinë e kthimit me shpejt se të tjerët në fushën e gjelbër do të kërkojë ta shfrytëzojë Robert Lewandowski, si një nga pretendentët kryesore për fitomin e Këpucës së Artë më Europë.
Sulmuesi polak i Bayernit deri tani ka shënuar 25 gola, 2 më pak se Ciro Immobile, që kryeson renditjen me 54 pikë (një gol në ligat kryesore europiane e ka koeficientin 2).
Mjafton që Leva të realizojë 2 gola për të arritur Immobilen, por sulmuesi italian ka një avantazh tjetër, sigurisht nëse Seria A do të rikthehet, sikurse është parashikuar: 12 javë në dispozicion krahasuar me 9 gjithsej që ka rivali i tij i Bayernit, raporton SS.
Futbollisti i tretë në renditje është Cristiano Ronaldo, që ka shënuar 21 gola në këtë sezon të Serisë A, 6 më pak se Immobile.
Duket jashtë garës për momentin Lionel Messi, që ka grumbulluar deri tani 38 pikë (17 gola), ndjeshëm i distancuar nga treshja e parë.
Këpuca e Artë, klasifikimi
Futbollisti Pikët
Ciro Immobile 54
Robert Lewandowski 50
Cristiano Ronaldo 42
Erling Haaland 42
Timo Werner 42
Jammie Vardy 38
Lionel Messi 38
Aubameyang 34
Romelu Lukaku 34
Joao Pedro 32
Kylian Mbappé 32
Sergio Aguero 32























