Veseli: Ëndrra e Ukshin Hotit për një Kosovë të lirë është bërë realitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në 21 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit e mendimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare, Ukshin Hotit, ka qenë ndër të paktit intelektual që kishin besim se populli ynë do t`ia dilte mbanë që të fitonte lirinë dhe që pati kurajo të ngrinte zërin, kur shumica e tyre zgjidhte nënshtrimin.
“Megjithëse ne nuk dimë për fatin e tij dhe të pagjeturve të tjerë, ne njohim mirë idetë dhe bindjet e tij politike dhe dimë mirë që, edhe fal veprës së tij, ëndrra që Ukshini kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur, sot është bërë realitet. Kujtimi e nderimi ynë për të do të jetë i përjetshëm ashtu sikurse do të jetë e pandalshme përpjekja jonë për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e tij dhe për të gjitha krimet e tjera të bëra në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.























