Klubi i Bundesligës pa trajner kundër Bayernit, ja arsyeja
BKT
Sport

Klubi i Bundesligës pa trajner kundër Bayernit, ja arsyeja

Unioni i Berlinit nuk do ta ketë trajnerin e saj, Urs Fisher, në stol të dielën në ndeshjen kundër Bayernit.

54-vjeçari ka shkuar në Zvicër pasi ka mësuar se vjehrri i tij është ndarë nga jeta.

Ai u rikthye në Berlin dje, por ai do të mund të takohet përsëri me skuadrën vetëm pasi dy tamponët që do të bëjë të rezultojnë negativë.

Kështu që, skuadra do të drejtohet në  ndeshjen kundër kampionëve nga asistentët e tij.