Milani ofron Paqueta dhe 15 milion euro për talentit portugez
BKT
Sport

Milani ofron Paqueta dhe 15 milion euro për talentit portugez

Milani është duke menduar për merkaton edhe në këtë kohë pandemie dhe sigurisht që kanë nisur bisedimet e para me klube të caktuara.

Mes tyre, sipas asaj që ka mësuar “A Bola” në Portugali, vazhdon të jetë në shënjestër talenti i Benficas, Florentino, vetëm 20 vjeç.

Vlera e kartonit të tij është thuajse 50 mln euro, ndaj për të arritur te futbollisti, drejtuesit kuqezi janë gati të ofrojnë kartonin e Paqueta dhe disa para (rreth 10-15 mln euro).

Një kanal që është hapur së fundmi dhe nga ku priten zhvillime.