16:48 / 17.05.2020
A do të largohet Willian nga Chelsea? Përgjigjet Lampard
Menaxheri i Chelseas Frank Lampard shpreson së Willian do të rinovojë kontratën e re me londinezët.
Willian prej kohësh është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Barcelonën.
Willian me “blutë” e Londrës mbyll kontratën në fund të muajit të ardhshëm, dhe ende nuk ka marrëveshje të re mes dy palëve.
“Ende është e pasigurt. Kemi lojtarë të mëdhenj jashtë kontratës, kështu që kjo është diçka që po e shikoj me shumë kujdes”, tha Lampard për “Sky Sky”, raporton Scanner.
“Ata që janë jashtë kontratës këtu qenë të shkëlqyeshëm për klubin, dhe vërtetë kanë shumë ndjenja për klubin”, theksoi tekniku anglez. Lampard beson së “Willian do të qëndrojë në Londër”.























