20:40 / 17.05.2020
Publikohet orari i ri i qarkullimit për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit për qytetarët në fazën e dytë të masave lehtësuese në Kosovë.
Sipas këtij orari, që fillon nga dita e nesërme dhe zgjat deri më 1 qershor, qytetarët do të kenë mundësinë që të dalin dy herë në ditë, dy orë paradite dhe dy orë pasdite.
Deri më tash qarkullimi i qytetarëve ishte i kufizuar në tri orë, në dy orare.
























