Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje drejtpërdrejt nga My Caffe, do të jetë Pëllumb Bajçinovc, pronar i "My Caffe", i cili fletë rreth rihapjeve të kafiterive.
Rinis punën trafiku ndërurban, drejtpërdrejt nga stacioni i Autobusave është Luan Hoti, kryeshef i “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, na njofton më shumë rreth trafikut ndërurban.
Po ashtu përmes skype do të jenë Arian Zeka, nga OEAK-u si dhe Majlinda Aliu,nga RTK, të cilët flasin për masat lehtësuese në ekonomi pas Covid19.
Mauro Abrruzzese, menaxher i disa qendrave tregtare në Kosovë, do të jetë mysafir në studio, na tregon se a duhet të hapen qendrat tregtare pas lehtēsimit të masave.
Sot (henë) në 'Ditën Botërore të Muzeut', do të rihapet Muzeu në Kosovë, drejtpërdrejt do të flasë Ajet Leci, drejtor i muzeut të Kosovës.
Se çfarë moti na pret ditëve në vijim drejtpërdrejt nga Ferizaj do të jetë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























