"Të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së është e pamoralshme"
BKT
Lajme

"Të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së është e pamoralshme"

Melihate Tërmkolli, ish-deputetja e LDK-së, ka reaguar ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila dje është shprehur hapur se ka raporte të mira me Kurtin dhe se këtë e dinë edhe zogjtë e malit.

Tërmkolli ka thënë se nuk mund të jesh kundër presidentit Thaçi e ta përkrahësh Kurtin përderisa ata të dy e mirëmbajnë njëri-tjetrin në politikë për më se një dekadë.

“Nuk mund të jesh kundër Hashim Thaçit e me Kurtin përderisa ata të dy e mirëmbajnë njëri-tjetrin në politikë për më se një dekadë. Ta bësh LDK-në ‘mashë’ të Albinit është krejt e njëjta gjë si ta bësh ‘mashë’ të Hashimit. Lavdërimi në këtë rast është turpi i dyfishtë”, është shprehur Tërmkolli.

Ajo ka thënë se është e pamoralshme që të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së, përderisa je zyrtare e lartë e LDK-së.

“Si zyrtare e lartë e LDK-së, të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së është e pamoralshme dhe e dëmshme jo vetëm politikisht. Afërsia me Albin Kurtin dhe konsistenca kundër LDK-së, e dinë edhe “zogjtë e malit” se prodhon konsistencë të dëmshme për interesat e Kosovës dhe të LDK-së. Politikisht e ideologjikisht, LDK-ja është në njërën anë ndërsa në anën tjetër është PDK-ja dhe derivatet e saj përfshirë edhe VV-në”, ka thënë Tërmkolli.


MË SHUME NGA Lajme