Ocampos ëndërron rikthimin te River Plate!
BKT
Sport

Ocampos ëndërron rikthimin te River Plate!

Lucas Ocampos mezi po pret rikthimin e La Ligës për të zbritur në fushë si protagonist ndërsa nga ana tjetër po mendon edhe për të ardhmen që pritet të jetë larg Sevillas.

Sulmuesi argjentinas që ka një kontratë të gjatë me andaluzët deklaroi se ëndërron të rikthehet te River Plate, në ekipin e zemrës dhe aty ku u formua si lojtar. 25-vjeçari për momentin tha se ndihet mire me Sevillan me të cilët ka kontratë deri në vitin 2024 por siguroi se do të bëjë të pamundurën që të veshë edhe njëherë fanellën e River Plate.