Thaçi takon drejtorin për Siguri Publike të OSBE-së
BKT
Lajme

Thaçi takon drejtorin për Siguri Publike të OSBE-së

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson.

Në këtë takim ata diskutuan lidhur me sigurinë në institucione korrektuese dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid-19.

Kreu i SHKK-së e informoi mysafirin rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Koronavirus”, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid -19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, asnjë i burgosur nuk është i prekur nga Pandemia Covid-19.

“Deri sot kemi bërë menaxhim të mirë, por ky fakt nuk duhet të na shpërqendrojë, andaj vëmendja jonë do të vazhdojë të jetë e lartë për aq kohë sa virusi është në mesin tonë”-u shpreh Thaçi.

E në anën tjetër, kreu i departamentit për Siguri Publike të OSBE-së e përgëzoi Shërbimin Korrektues për punën e mirë të treguar deri më tani, duke theksuar se SHKK me planin operativ “Koronavirus” ka bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.


MË SHUME NGA Lajme