Lajçak tregon që i ka telefonuar zyrtarit serb për dialogun me Kosovën
BKT
Lajme

Lajçak tregon që i ka telefonuar zyrtarit serb për dialogun me Kosovën

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar sot me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

Lajçak ka njoftuar përmes Twitter-it se në bisedën me Marko Djuric kanë diskutuar për nevojën e rifillimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Bisedova sot me Marko Djuric rreth nevojës për një rifillim të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe në këtë kontekst për çështjet praktike, vazhdimin e bashkëpunimit të mirë për t’u ballafaquar me Covid-19 dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Diplomati sllovak që nga marrja e detyrës së re për ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka biseduar me zyrtarë të të dyja shteteve.

Lajçak dje ka telefonuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kurse para katër ditësh edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. 


MË SHUME NGA Lajme